Galeria e Arteve Shkodër, sfidë ruajtja e fondit artistik / Drejtori, Juka: Nevojë për ambjente moderne dhe funksionale
Galeria e Arteve e Shkodrës disponon aktualisht një fond prej më shumë se 800 veprash arti pamor, të cilat përbëjnë një pasuri të çmuar kulturore.
Ruajtja dhe mirëmbajtja e këtij fondi mbetet një nga sfidat kryesore të institucionit.
Drejtori i Galerisë së Arteve, Fatmir Juka, thekson se kushtet aktuale të ambienteve të galerise nuk janë të favorshme për konservimin dhe administrimin e një fondi në rritje të veprave të artit.
Për këtë arsye, pritet që Galeria e Arteve e Shkodrës të zhvendoset në një ambient më të përshtatshëm, me hapësira te duhura për ekspozim dhe kushte më të mira për konservimin e veprave.
Në koleksionin e Galerisë, i cili pasurohet vit pas viti, gjenden edhe vepra të disa prej emrave më të njohur të pikturës dhe skulpturës kombëtare, duke e shndërruar Galerinë e Arteve të Shkodrës në një arkiv të rëndësishëm të trashëgimisë së artit shqiptar
