Galeria e Arteve, agjendë e pasur për 2026 / Arti bashkëkohor në qendër të veprimtarive të planifikuar për këtë vit

galeria art miri

Përveç vazhdimësisë së veprimtarive të konsoliduara, “Çmimi Idromeno”, “Salloni i Vjeshtës” e tjerë, Galeria e Arteve e Shkodrës këtë vit do të fokusohet kryesisht te arti bashkëkohor, duke i dedikuar hapësirën e saj një programi të pasur me ekspozita dhe evente të reja.

Drejtori i galerisë, Fatmir Juka, bën të ditur se në kalendarin e veprimtarive të këtij viti bëjnë pjesë disa ekspozita personale të artisteve nga disa vende rajonit dhe Evropës.

Përtej ekspozitave,  thotë Juka, synimi është që Galeria e Arteve e Shkodrës të jetë një hapsirë më afër publikut dhe të sjellë perspektiva të reja në skenën artistike të qytetit.

2026 pritet të jetë edhe viti i realizimit të projektit të Bashkisë Shkodër, për zhvendosjen e Galerisë së Arteve në një tjetër ambjent me hapsira më të përshtatshme për ekspozimin dhe promovimin e veprave  dhe artit pamor.