Futsal Euro 2026: Sfida e radhës me Kazakistanin, trajneri Resuli fton 13 futbollistë

Futsal Euro 2026

Kombëtarja shqiptare e Futsallit do të luajë të premten ndeshjen e radhës kualifikuese të Kampionatit Europian “Futsal EURO 2026” ndaj Kazakistanit.

Trajneri i ekipit kuqezi të Futsallit, Erind Resuli ka grumbulluar 13 futbollistë për këtë sfidë të rëndësishme, që do të zhvillohet në transfertë më 7 mars në ora 15:00.

Ekipi kombëtar do të nisë sot grumbullimin, ndërsa të mërkurën do të udhëtojë drejt Kazakistanit, për të vijuar përgatitjet atje.

Shqipëria e Futsallit është pjesë e grupit 6, së bashku me Kazakistanin, Armeninë dhe Danimarkën.

Më poshtë lista e futbollistëve të grumbulluar:

4458a5747bb944b18942963eac231250