Futboll, kategoria e dytë dhe tretë – Flasin trajnerët Celufaj dhe Kola, si dhe futbollistët Gjini dhe Kukaj

Minutat e emisionit “Studio Sport” të transmetuar mbrëmjen e së mërkurës në RTSH Shkodra, janë rezervuar për kampionatet e futbollit të kategorisë dytë dhe të tretë.
Për të folur rreth ecurisë së skuadrave të futbollit të qarkut Shkodër, të ftuar kanë qënë dy trajnerët e futbollit, Bujar Celufaj i KF Shiroka dhe Mario Kola i Basanias, si dhe dy futbollistët, sulmuesi Jurgen Gjini, kapiten i Tërbunit dhe mbrojtësi i Veleçikut, Armenis Kukaj.
Emisioni “ Studio Sport”, vjen për amatorët e sportit, çdo të mërkurë në RTSH Shkodra, ora 20:30.