Fushata e vaksinimit kundër gripit / Mbi 10 mijë të vaksinuar në Shkodër, shifra më e lartë kjo e viteve të fundit
Gjatë tre muajve që nga nisja e fushatës së vaksinimit kundër gripit sezonal, në Shkodër janë vaksinuar mbi 10 mijë banorë, shifër kjo që shënon nivelin më të lartë krahasuar me vitet e mëparshme.
Sipas drejtuesve të sektorit të vaksinimit në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, rritja e interesit për vaksinim lidhet me qarkullimin e shtuar të virozave dhe ndikimin e tyre te grupet e rrezikuara.
Megjithëse nga viti vjen një rritje nurmi i të vaksinuarve, virozat, sidomos gjatë stinës së dimrit, vijojnë të prekin një numër të madh qytetarësh.
Sipas specialistëve, kjo lidhet me qarkullimin e virozave të reja çdo sezon.
Muaji dhjetor ka shënuar një përkeqësim të situatës virale në Shkodër.
Të dhënat nga shërbimi epidemiologjik tregojnë se mbi 100 persona në ditë, me simptoma të virozave dhe gripit, paraqiten pranë urgjencës së spitalit, ambulancave dhe qendrave shëndetësore.

