Fushat e Trushit nën ujë / Situata është përmirësuar, por dëmet në bujqësi mbeten të konsiderueshme

fushat e trushit uje

Një ndër zonat më të prekura nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës gjatë këtyre ditëve ka qenë edhe fshati Trush, i njohur si një zonë me prodhimtari të lartë bujqësore.

Reshjet e dendura dhe rritja e nivelit të ujërave kanë shkaktuar përmbytjen e dhjetëra hektarëve tokë bujqësore, duke vënë në vështirësi banorët e zonës.

Edhe pse situata paraqitet më e përmirësuar dhe niveli i ujit ka nisur të bjerë, sipërfaqe të konsiderueshme toke vijojnë të mbeten ende nën ujë.

Sakaq,  autoritetet vendore kanë qenë në terren për të monitoruar situatën dhe për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Ata u bëjnë thirrje banorëve të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në zonat e përmbytura deri në normalizimin e plotë të gjendjes.