Fuqizimi i të rinjve në sipërmarrje / Workshop në qendrën rinore “Atelie”, Shkodër

FUQIZIMI I TE RINJVE

Fuqizimi i të rinjve drejt sipërmarrjes dhe tregut të punës ishte në qendër të një workshop-i të zhvilluar në qendrën rinore “Atelie”, të Bashkisë Shkodër, organizuar nga “Save the Children” në bashkëpunim me bashkinë.

Rreth 20 të rinj nga Shkodra, të moshave 18-30 vjeç, të angazhuar tashmë në sipërmarrje të vogla në fusha si bletaria, parukeria, fizioterapia, punimet artizanale e të tjera, morën pjesë në këtë aktivitet ndërveprues.

Ekspertë të fushës së biznesit prezantuan strategji dhe metoda të strukturuara për ngritjen e një biznesi të qëndrueshëm, si dhe për përmirësimin e konkurueshmërisë në treg.

Të rinjtë pjesëmarrës vlerësojnë si shumë të dobishëm trajnime të tilla  që u shërbejnë të njihen me mënyrat praktike të funksionimit të tregut dhe sfidat e konkurencës.

Për të dytin vit radhazi, Bashkia Shkodër mbështet nismat e të rinjve përmes një skeme të dedikuar për zhvillimin e sipërmarrjes në fusha si turizmi, marketingu, mjedisi dhe çështjet sociale