Fuqia punëtore, sfidë për turizmin / Zmijani: Kërkohen punonjës të kualifikuar, aftësimi profesional prioritet

fuqia punetore sfide

Plotësimi i stafit me punonjës të kualifikuar mbetet një nga sfidat kryesore për shumë biznese që operojnë në sektorin e turizmit në Shkodër.

Kërkesat më të larta për punonjës këtë sezon veror vijnë nga hotelet, baret dhe restorantet në plazhin e Velipojës, i cili çdo vit regjistron një numër të lartë vizitorësh

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore vendase, sipërmarrësit po orientohen gjithnjë e më shumë drejt punonjësve të huaj për të përmbushur nevojat e tregut.

Nisur nga kërkesa e lartë për punonjës të kualifikuar , Drejtoria Rajonale e Punësimit në Shkodër e ka prioritet aftësimin profesional, veçanërisht në fushat e turizmit dhe shërbimeve

Tregu i punës në Shkodër përballet me një mospërputhje të theksuar midis ofertës dhe kërkesës.

Aktualisht, në portalin zyrtar të punësimit janë të shpallura rreth 350 vende të lira pune, kryesisht në sektorin fason.

Nga ana tjetër, në bashkinë e Shkodrës rezultojnë të regjistruar rreth 3.200 punëkërkues.