Fundviti shoqërohet me trafik / Shkak edhe kthimi i emigrantëve për festa

trafik 31

Ditët e fundit të dhjetorit kanë sjellë trafik të rënduar në Shkodër.

Lëvizja ka qënë e vështirë si në akset e brendshme e po ashtu edhe në hyrje-dalje.

Ky trafik është rënduar edhe më shumë për shkak të numrit të lartë të emigrantëve të cilët janë kthyer në vendlindje për të festuar vitin e ri me të afërmit e tyre.

Kjo situatë vijon prej disa ditës, ku lëvizja në qytet është tejet e vështirë, duke krijuar edhe bllokim të qarkullimit.

Pothuajse në të gjitha rrugët kryesore është krijuar një tarfik i rënduar, duke bërë që të krijohen rradhë të gjata automjetesh.

Më problematike situata paraqitet gjatë orëve të paradites, por edhe gjatë mbrëmjes.

Policia rrugore ka shtuar kontrollet veçanërisht në rreth rrotullime, por sërish normalizimi i trafikut ka qënë thuajse i pamundur.

Apeli u drejtohet shoferëve që të përdorin edhe rrugët alternative si unazat e qytetit apo by- pass-in.

 Kjo vështirësi në qarkullim  pritet të shoqërojë Shkodrën deri në ditët e para të janarit të vitit që vjen, kur nis edhe largimi i emigrantëve drejt shteteve ku ata jetojnë.