Fundjava në Shkodër – Lumçi: Restorantet që kanë muzikë live, të gjitha të rezervuara

Aktivitetet e shumta kulturore përfshirë 1 javë karnavale kanë dhënë impakt direkt në turizëm.
Drejtori i turizmit në Bashkinë Shkodër, Renato Lumçi, tregon se në fundjavë të gjitha restorantet e sidomos ato që ofrojnë muzikë live janë të rezervuara.
Ndonëse muaji shkurt nuk cilësohet si pik sezoni, krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë ka më shumë vizitorë, kryesisht vendas.
Në fundjavë, pjesa më e madhe e restoranteve kanë muzikë live, gjithashtu edhe orkestra e qytetit do të jetë lokal më lokal duke ofruar bashkepunim, por edhe atmosferë në çdo ambjent.