Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e Shkodrës, njihet si ndër zonat me pjellore për produktet bujqësore, por edhe një fshat që e ka traditë të hershme blegtorinë.
Fermerët kanë nisur që të mbjellin tokat e papunuara, kjo falë situatës që kaluan për fat të mirë pa përmbytje në këto dy vitet e fundit.
Por, ajo që po i penalizon është infrastruktura rrugore.
Ata thonë se rruga është amortizuar së tepërmi dhe kjo gjë nuk i favorizon siç duhet mjetet e tonazhit të rëndë për të transportuar drejtë Shkodrës prodhimet e tyre.Fshati Goricë, në Anën e Malit, me 40 shtëpi, për disa vite me radhë izolohej në raste përmbytje.
Banorët e kësaj zone, historikisht janë marrë me bujqësi dhe toka është burimi i vetëm i jetesës së tyre.