Fshati Bardhanjor pa Qendër Shëndetësore – Banorët  apel institucioneve: Të vihet në funksion, është e domosdoshme

fshati bardhanjor

Në fshatin Bardhanjor , në njësinë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një shërbim shëndetësor.

 Qendra e ndërtuar 13 vite më parë funksionoi 5 vite, ndërsa më pas u mbyll për arsye të paqarta.

 Së fundmi është kthyer në një ndërtesë gërmadhë.

 Në kushte të tilla, pjesa më e madhe e banorëve i drejtohen qendrës më të afërt shëndetësore në fshatin Bardhaj ose drejt Shkodrës.

Fshati Bardhanjor ndodhet vetëm 4 km larg Shkodrës dhe është i  banuar nga rreth 200 familje.

 Është një fshat kodrinor shumë i bukur, por i lënë në harresë.