Freskohet Evropa Perëndimore, vala e të nxehtit përfshin lindjen e kontinentit 

freskohet

Vala e të nxehtit ekstrem ra të mërkurën në Evropën Perëndimore dhe u përhap drejt lindjes, ndërsa Gjermania regjistroi temperaturat më të larta të vitit deri më tani.

Shërbimi kombëtar meteorologjik gjerman lëshoi ​​paralajmërime për të nxehtin ekstrem në të gjithë vendin, pasi tha se temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Në Francë, temperatura arriti 40 gradë Celsius në Paris të martën, sipas shërbimit meteorologjik ndërsa u ul me 5 gradë këtë të mërkurë.

“Dy persona ndërruan jetë si pasojë e sëmundjeve të lidhura me të nxehtin” – tha ministrja franceze, ndërsa vendi regjistroi qershorin e dytë më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 1900.

Ndërkohë, Spanja dhe Italia duhet të presin  deri në fundjavë përpara se të përjetojnë një rënie të temperaturave.

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri të madh në Torrefeta në rajonin spanjoll të Katalonjës, ku u dogjën mbi 1800 ha tokë.

Në Belgjikë, temperatura më të ulëta janë regjistruar në bregdet, ndërsa vala e të nxehtit ka përfshirë lindjen dhe jugun e vendit.

“Për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit, nxehtësia ekstreme po bëhet më e shpeshtë dhe intensive. Kjo është diçka me të cilën duhet të mësojmë të jetojmë- tha Organizata Botërore Meteorologjike.

Sipas agjencisë së OKB me ndryshimin e klimës rritet edhe rreziku për zjarreve, për shkak të periudhave të gjata të thatësirës.

Ndërsa ekspertët shëndetësorë bëjnë thirrje për kujdes, duke paralajmëruar se temperaturat përvëluese përbëjnë rrezik për jetën.