FOTOT- Nga fustani i shkurtër te syzet e diellit, dasma “anti-nuse” e Charli XCX që u bë virale
Ylli britanik i popit, Charli XCX, u bë sërish virale gjatë fundjavës, këtë herë për zgjedhjen e saj të dasmës. Në një shkelje të qartë të traditës, ajo zgjodhi një pamje “anti-nuse” që i qëndroi besnike stilit të saj karakteristik, duke dëshmuar se të jesh vetvetja është një qëndrim më i fortë se çdo fustan princeshe.
Në një ceremoni në Londrën lindore, këngëtarja u martua me bateristin, George Daniel me një veshje që befasoi dhe frymëzoi. Fustani i shkurtër ngjyrë fildishi nga Vivienne Westwood ishte elementi më tradicional, por u kombinua me syzet e saj ikonike të diellit, të cilat i mban kudo.
Ajo i shtoi veshjes një vello të mesme dhe një palë taka Jimmy Choo, duke mbajtur flokët e lëshuar dhe të pazbukuruar, në një stil të thjeshtë dhe të qetë, por dallueshëm si Charli.
Nuk kaloi shumë kohë që imazhet e çiftit të porsamartuar, duke pirë duhan dhe verë portokalli në një restorant, me biçikleta elektrike të parkuara në sfond, të përhapeshin në internet. Kjo atmosferë “anti-nuse” u mirëprit menjëherë nga adhuruesit, me një postim që e quajti çiftin “Mbreti dhe Mbretëresha e Londrës lindore”, duke mbledhur dhjetëra mijëra pëlqime.
Zgjedhja e Charli-t bie ndesh me trendin e personazheve të tjerë të famshëm, të cilët shpesh i janë kthyer arkivave të Hollivudit të Vjetër për frymëzim. Edhe pse të njohura për stilin e tyre rebel, Zow Kravitz zgjodhi një fustan të frymëzuar nga Audrey Hepburn, ndërsa Paris Hilton iu referua Princeshës Grace Kelly. Në rastin e Charli-t, është e qartë se referenca e vetme ishte ajo vetë.
Pavarësisht pamjes jo-tradicionale, zgjedhja e fustanit nga Vivienne Westwood nuk ishte e rastësishme. Marka londineze është bërë një traditë jozyrtare për nuset që ndjekin modën, përfshirë Miley Cyrus dhe Carrie Bradshaw. Megjithatë, versioni i Charli-t i kujtoi origjinat punk të markës. Siç thotë drejtori i saj krijues, Andreas Kronthaler, një nuse Vivienne Westwood është një “heroine” që përfaqëson “forcën, pushtetin dhe guximin”.


