FOTOLAJM/ Samiti në Paris, kryeministri Rama takohet me Jared Kushner

Jared Kushner

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Paris për Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, ka zhvilluar një takim Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Jared Kushner dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, morën pjesë në takimin e aleatëve të Ukrainës.

Para nisjes së punimeve, kreu i qeverisë shqiptare u takua edhe me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, me të cilin diskutoi për përfshirjen e ekspertizës franceze në konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal të Shqipërisë, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira europiane.

Gjithashtu, Rama u prit me nderime nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Samiti, që mblodhi mbi 27 udhëheqës shtetesh dhe qeverish, kishte si objektiv madhor finalizimin e një marrëveshjeje konkrete për garancitë e sigurisë së Ukrainës.