Fotoalbumi nga vizita në Izrael, Rama: Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë

vizita në Izrael, Rama

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një fotoalbum nga vizita në Izrael dhe takimet me liderët e lartë të vendit, deklaron se Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë.

“Mirëmëngjes dhe me Fotoalbumin e një dite kyçe të vizitës në Izrael, ku Shqipëria u vendos në piedestalin e respektit më të lartë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetin social Facebook.

Gjatë kësaj të marte, Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë vizitës së tij në Izrael, Rama shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni shqiptar. Ai zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, ku u prit nga homologu i tij Benjamin Netanyahu dhe mbajti një fjalim të posaçëm në seancën plenare të Parlamentit, Knesset.