Foshnja e parë e vitit 2026 / Lindja e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës është djalë
Foshnja e parë e vitit 2026 ka ardhur në jetë në maternitetin e Spitalit Rajonal të Shkodrës dhe është djalë.
Lindja është realizuar në orët e para të vitit të ri, ndërsa sipas stafit mjekësor, si foshnja ashtu edhe nëna janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ky moment simbolik u konsiderua si një ogur i mbarë nga bluzat e bardha për vitin 2026 në qytetin e Shkodrës.
