Formacioni më i mirë i Euro 2025, dominojnë Anglia dhe Spanja

Formacioni më i mirë i Eur

UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të Kampionatit Europian të vajzave, Zvicër 2025, që u transmetua drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Anglia mposhti Spanjën në finale pas gjuajtjes së penalltive dhe pikërisht këto dy skuadra dominojnë 11-shen më të mirë të turneut. 4 lojtare angleze janë pjesë e formacionit më të mirë, edhe Spanja përfaqësohet me 4 lojtare.

2 lojtare të Gjermanisë dhe Linari e Italisë plotësojnë formacionin më të mirë të Euro 2025, që është përzgjedhur nga një komision teknik i UEFA-s.