Fondi “Willy Kamsi” në Bibliotekën Shkencore – Nderim për dijetarin dhe diplomatin shkodran në Ditën Botërore të Librit

fondi willi kamsi

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit, në ambientet e Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u zhvillua sot ceremonia solemne e emërtimit të fondit të Librit të Rrallë me emrin “Fondi Willy Kamsi”.

Aktiviteti u zhvillua në prani të përfaqësuesve të universitetit, studiuesve, lexuesve dhe të ftuarve të tjerë, të cilët nderuan figurën e intelektualit të shquar Willy Kamsi, njeriu që për gati tri dekada drejtoi Bibliotekën e Institutit të Lartë Pedagogjik në Shkodër, duke e transformuar atë nga një koleksion modest prej 10 mijë vëllimesh në një fond prej mbi 120 mijë titujsh.

Willy Kamsi ishte ambasadori i parë i Shqipërisë në Vatikan pas rënies së komunizmit dhe një personalitet i njohur në fushën e botimeve dhe hulumtimit.

 Në vitin 2005, ai u nderua me titullin “Kalorës i Urdhërit të Yllit të Solidaritetit Italian” nga Presidenti Carlo Azeglio Ciampi.

Ndërroi jetë në janar të vitit 2017.