“FOL SHQIP” ,një thirrje për gjuhën në media / Prezantohet ne Shkodër, studimi mbi përdorimin e fjalëve të huaja në mediat audiovizive

“FOL SHQIP” – një nismë për të mbrojtur dhe promovuar përdorimin e gjuhës shqipe në median audiovizive.
Kjo ishte tema që mblodhi gazetarë, profesionistë të mediave në një takim të organizuar nga Instituti Shqiptar i Medias në Shkodër.
Në qendër të takimit ishte prezantimi i një studimi të kryer nga profesore Linda Meniku, i cili trajton përdorimin në rritje të fjalëve të huaja në transmetimet televizive.
Analisti Lutfi Dervishi, theksoi se gjuha shqipe është më e rrezikuar se kurrë më parë, pikërisht për shkak të zëvendësimit masiv të fjalëve shqipe me ato të huaja
Sa I përket përdorimit të dialekteve në media dhe jo vetëm standartit, studiuesja Meniku shprehet se dialektet janë një pasuri i gjuhës shqipe, por problem mbetet përdorimi i zhargonit.
Zëvëndësimi i shumë fjalëvë të gjuhës shqipe me të huaj, veçanarisht nga anglishta, është një problematike qe trajtohet shpesh ng studiuesit dhe institucionet gjuhësore që prej vitesh kërkojnë më shumë kujdes dhe përgjegjësi nga mediat në përpunimin e përmbajtjes gjuhësore që u ofrohet qytetarëve.