Foden dhe Doku mposhtin Wydad: City nuk shkëlqen, por niset mirë
Një Manchester City jo mbresëlënës, por ende efektiv, mundi Wydad Casablanca 2-0 në ndeshjen e parë të Grupit G dhe e nisi me këmbën e mbarë Kupën e Botës për Klube.
Foden zhbllokoi sfidën pas vetëm dy minutash, ndërsa Doku 42’ e mbylli ndeshjen në pjesën e parë, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes kundërshtare në një goditje nga këndi.
Ekipi i Guardiolës u rrezikua disa herë nga kundërsulmet e marokenëve, por kurrë nuk humbi kontrollin e lojës dhe pavarësisht se nuk arriti ta thellonte më tej rezultatin, mori në shtëpi 3 pikët e para të garës.
Leëis u përjashtua nga loja në minutën e 88-të për një goditje në fytyrë të Obeng (pa dashje, por shumë të fortë).
