Fluturat “pushtojnë” Muzeun Historik / Aktivitet edukativ për  fëmijët e kampeve verore

fluturat p

Oborri i Muzeut Historik në Shkodër u kthye për disa orë në një kopsht fluturash.

Në prani të dhjetëra fëmijëve pjesëmarrës në kampet verore, biologu Marko Prendi, krijues i të vetmit kopsht fluturash në Shqipëri, demonstroi lirimin në natyrë të disa llojeve të fluturave.

Për fëmijët, fluturat përcjellin magjinë e ngjyrave ashtu si edhe lulet.

Sipas organizatorëve një veprimtari e tillë në ambjentet e muzeut vjen si një atraksion ndryshe për femijët gjatë pushimeve verore.

Kjo veprimtari solli jo vetëm një kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën, por edhe një eksperiencë magjike për fëmijët, të cilët ndoqën me kureshtje dhe entuziazëm fluturimin shumëngjyrësh të fluturave.