Flick: Benfica e fortë, Barça duhet të japë gjithçka për të fituar

Flick

“Ndeshja zgjat 180 minuta, presim të përballemi me një ekip shumë të mirë, ndër më të mirët në këtë turne deri më tani. Ne do të duhet të luajmë shumë më mirë se ata për të ecur përpara. Ndihemi më të përgatitur se ndeshja e fazës së grupeve dhe me një dinamikë më të mirë”.

Kështu Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, ka folur në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Benfica-s, e vlefshme për ndeshjen e parë të 16-shes së Ligës së Kampionëve.

Për formën e mirë të Lewandowskit, Flick tha: “Është gjithmonë bukur të kesh një sulmues që shënon kaq shumë gola dhe që skuadra t’i japë atij këto mundësi. Është një mision kolektiv dhe është çelësi. Ne duhet të vazhdojmë siç kemi bërë këto dy muajt e fundit”.

“Nuk ka ndeshje të lehta në këtë fazë. Benfica është një rival fantastik që ka një stadium me një atmosferë të veçantë. Do të jetë e vështirë dhe nuk mund të mendojmë përtej këtij barazimi. Ne fillojmë nga 0-0 dhe duhet të japim gjithçka”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.