“Flasim”- Rama me skiatoren Lara Colturi: Flamuri shqiptar në podium edhe në këtë disiplinë të re

Rama me skiatoren Lara Colturi

Kryeministri Edi Rama në episodin 15, Sezoni 3 i Podkastit “Flasim” kishte të ftuar skiatoren që përfaqëson Shqipërinë në kompeticionet më të rëndësishme të skive në botë, Lara Colturi.

Teksa e cilësoi “Princesha e dëborës”, Kryeministri solli një prezantim për skiatoren që vendosi të garojë për Shqipërinë në ski.

“Vetëm 18 vjeç, por vjen nga majat me dëborë të botës. Lara Colturi, një italiane e lindur dhe rritur në Itali që ka vendosur të bëhet shqiptare, të vërë flamurin e Shqipërisë në gjoks dhe të garojë për Shqipërinë në ski. Edhe pse është shumë e re i ka sjellë shenjat e para të sigurta që shumë shpejt do ta shohim flamurin shqiptar të ngrihet mbi të gjithë në një disiplinë që për Shqipërinë është krejt e re, por falë Larës dhe nënës së saj mund të jetë një nga disiplinat e së ardhmes”, tha Rama.

Lara Colturi tregoi edhe arsyen pse vendosi të merrte nënshtetësinë shqiptare.

“Isha kategorinë e moshës 12-13-14 vjeç, kisha fituar të gjitha garat dhe menduam se ndërmarrja e një hapi të tillë do të mundësonte hapjen e të gjitha rrugëve drejt renditjes në vendet e para e për të përjetuar atë ç’ka po përjetoj tani, ëndrrën time së bashku me prindërit e mi duke u argëtuar gjithashtu”, u shpreh ajo.

Skiatorja italo-shqiptare Lara Colturi, u ngjit për herë të parë në podium në nëntor të këtij viti si vendi i dytë në Kupën e Botës për Ski, në garën e Obergurgl në Austri.

Skiatorja që përfaqëson Shqipërinë u rendit e dyta në garën e Sllalomit vetëm 55 të qindtat pas kampiones amerikane Mikaela Shiffrin, e cila mban numrin rekord të 99 garave të fituara në Kupën e Botës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.