Fizioterapistët e ardhshëm – Kraja: Çdo vit  ka kërkesa të shtuara për këtë degë

fizioterapistet julian kraja

Çdo vit, 70 fizioterapistë diplomohen pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Përgjegjësi i departamentit të lëndëve paraklinike, Julian Kraja, tregon se mbetet ndër degët më të preferuara nga ana e maturantëve

Kraja thotë se këtë vit ka patur një numër të lartë të studentëve, që e ndjekin si degë të dytë.

Krahas hapjes së klinikave të veta, studentët, pasi mbarojnë fizioterapinë, kanë mundesi të shumta punësimi si në spitale po ashtu edhe në qendra private.