Fituesi i një maratone në Tajlandë vrapoi me… sandale!

Tajlandë vrapoi me... sandale

Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të vërtetë të çuditshme. Në Tajladë fituesi i “Khon Kaen Marathon” garoi me sandale. Keniani

Barnabas Kiplimo përshkoi 42.195 kilometrat për 2 orë, 18 minuta dhe 55 sekonda duke veshur sandale të veçanta, të pajisura me pllaka karboni.

Këto sandale janë një risi e firmës tajlandeze “VINGRUN”, e cila po bëhet gati për të konkuruar shtëpitë e mëdha të veshjeve sportive me risinë e saj. Super sandalet do të shiten duke nisur nga muaji mars dhe do të kushtojnë 169 $.