Fituese të “booktuberprize” 2024″ – Distela dhe Federika përfaqësuan Shqipërinë, lanë pas Italinë dhe Francën
Distela Ponari dhe Federika Deda të shoqëruara nga mësuesja e tyre Monika Wilmer triumfuan në konkursin ndërkombëtar “BookTuberPrize” 2024 për grupmoshën 14-19 vjeç.
Distela dhe Federika, nxënëse të klasës 12- A, të Seksionit Dygjuhësh Italo-Shqiptar të Gjimnazit “28 Nëntori”, spikatën për origjinalitetin, aftësitë shprehëse dhe cilësitë teknike.
Ceremonia e konkursit prestigjioz “BookTuberPrize” 2024″ u zhvillua në Pallatin e Kongreseve “La Nuvola” në Romë ku Distela dhe Federika nga Shkodra përfaqësuan Shqipërinë duke lënë pas me çmime të dyta dhe të treta Italinë e Francën.