Fitorja e parë për Arbeloan, Reali mposht Levanten

Reali mp

Në javën e 20-të të La Ligës spanjolle, Real Madrid siguroi fitoren e parë pas largimit të trajnerit Xabi Alonsos. “Los Blancos” nën drejtimin e teknikut Arbeloa mposhtën Levanten 2-0 në Bernabeu, duke iu afruar një pike Barcelonës në renditje (blaugranat kanë një ndeshje më pak të zhvilluara).

Pas një pjese të parë të tensionuar, Real Madridi e theu barazimin në minutën e 58-të me një penallti të shndërruar në gol nga Mbappé, e ndjekur nga goli i dytë i Asencios shtatë minuta më vonë, i asistuar nga Arda Guler.

Real Madridi u rikthye pas shkarkimit të Xabi Alonsos dhe humbjes ndaj Albacetes në Kupën e Mbretit: 2-0 kundër Levantes në Bernabeu dhe Barcelona përkohësisht vetëm një pikë përpara.

Pas këtij suksesi, Real Madridi ngjitet në 48 pikë në renditje, një pikë prapa Barcelonës, e cila luan nesër në transfertë kundër Real Sociedadit.