Finalizohet operacioni “Rrethinat”- Kultivonin kanabis dhe e shisnin në doza, 4 të arrestuar

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor antidrogë të koduar “Rrethinat”.
Në kuadër të këtij operacioni u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Bardhajve”, me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me vete dhe në automjet,4 shtetas tw moshave , 43 ,41 , 23 dhe 40 vjeç, të katërt banues në Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se këta 4 shtetas, në formën e grupit të organizuar nga 43-vjeçari, ishin të implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit, prodhimit dhe shitjes së Cannabisit.
Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas pastron paratë/produktet e përfituara nga këto veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.