Fillimvit i qetë në Shkodër / Pjesa më e madhe e rasteve të paraqitura në Urgjencë nga intoksikimi
Rreth 45 persona janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës nga momenti i ndërrimit të viteve, ku pjesa më e madhe e rasteve kanë pasur lidhje me intoksikimin.
Sipas stafit mjekësor, situata është menaxhuar pa komplikacione serioze, ndërsa është regjistruar edhe një rast i vetëm nga Spitali i Bashkisë Pukë, si pasojë e lëndimit nga mjetet piroteknike.
Mjekja e Urgjencës, Enxhi Meçani, bën me dije se muaji dhjetor ka qenë mjaft i ngarkuar për Spitalin Rajonal të Shkodrës, kryesisht për shkak të përhapjes së virozave sezonale, të cilat kanë shtuar ndjeshëm fluksin e pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Megjithatë, sipas bluzave të bardha, krahasuar me vitet e kaluara, ky fillimvit mund të konsiderohet relativisht i qetë për qytetin e Shkodrës, pa ngjarje të rënda dhe me një situatë të qëndrueshme në shërbimin e Urgjencës.
