Filip Guraziu prezanton novelën e re / Vepra e katërt e autorit ndërtohet mbi një ngjarje të vërtetë në Shkodër

filip guraziu f

Filip Guraziu u prezantua këtë të shtunë si autor i novelës së katërt me titullin “Jepni Cezarit atë që asht e Cezarit dhe Zotit atë që asht e Zotit”.

Takimi u organizua nga Shoqata e Ish- të Përndjekurve Politikë Shkodër, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër dhe Bibliotekës “Marin Barleti”.

 Autori shkodran shpjegon se novela është ndërtuar mbi një ngjarje të vërtetë, duke theksuar rëndësinë e trajtimit të dëshmive që lidhen me kujtesën historike të vendit.

Guraziu u ndal edhe te mesazhi që synon të përcjellë vepra e tij, duke thënë se ruajtja e së kaluarës është detyrim moral për brezat e sotëm.

Takimi u shoqërua me diskutime duke nxjerrë në pah rolin që letërsia ka në rikthimin e ngjarjeve që kanë shënjuar historinë shqiptare.

fili gurazi jepi qezarit
filipi prezanton