Festivali Teatror për të Rinjtë – Në ditën e dytë u prezantua shkolla “Jordan Misja” me regji nga Simon Shkreli

mario foto lajmi

Teatri “Migjeni” mirëpriti ditën e dytë të edicionit të gjashtë të Festivalit Teatror për të Rinjtë, një iniciativë kulturore që po sjell në skenë pasionin dhe talentin artistik të gjimnazistëve shkodranë.

Radha ishte për gjimnazin “Jordan Misja”, i cili erdhi përpara publikut me një shfaqje të kuruar me kujdes nga regjisori, Simoni Shkreli me titullin “Emigrantët”, e interpretuar nga Ebis Artunda dhe Arbër Vata.

Për Simonin, puna me të rinjtë është një eksperiencë e bukur dhe frymëzuese, por që kërkon përkushtim dhe shumë vëmendje në çdo detaj.

Festivali do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, me prezantime nga shkolla të tjera të qytetit, duke sjellë një atmosferë të gjallë kulturore në zemër të Shkodrës.