Festivali Teatror për të rinj – Shkollat e mesme “Oso Kuka” dhe “Shejnaze Juka” çelën edicionin e ri

Në skenën e Teatrit “Migjeni” është hapur zyrtarisht edicioni i radhës i Festivalit Teatror për të Rinj, një ngjarje artistike që mbledh talente të rinj nga shkollat e mesme të Shkodrës.
Në ditën e parë, çeljen e festivalit e bëri gjimnazi “Oso Kuka”, i cili solli për publikun shfaqjen “Swing Mood” nën regjinë e Vladimir Doda.
Pas shfaqjes, për emocionet dhe përvojën artistike folën edhe një pjesë e protagonistëve të skenës.
Më herët, gjatë të njëjtës ditë, në skenë u ngjit edhe shkolla “Shejnaze Juka” me shfaqjen “Letër fëmijës së palindur kurrë”, me regji nga Nikolin Fërketa.
Festivali do të vijojë në ditët në vazhdim me prezantimin e shkollave të tjera pjesëmarrëse, duke e kthyer Teatrin “Migjeni” në një vatër të talenteve të reja dhe artit skenik shkodran.