Festivali i shahut në Shkodër – Në ditën e dytë dueluan mes tyre të rriturit

Festivali i Shahut “Çesk Jubani” në ditën e dytë u përqendrua tek të rriturit.
Veç zbulimit të talenteve, ky kampionat i shërben edhe ruajtjes së traditës dhe vazhdimësisë së këtij sporti në kryeqendrën e veriut.
Interesi i të rinjve ka ardhur në rritje vitet e fundit.
Sporti i shahut dhe pasioni për të duket se përfshin çdo grupmoshë.
Ky është edicioni i 7-të i organizimit të festivalit të shahut “Çesk Jubani” në Shkodër.