Festivali i shahut “Çesk Jubani” – Promovimi i sportit tek të rinjtë, synimi kryesor i këtij organizimi

Këtë të premte, në hollin e Bashkisë së Shkodrës ka nisur edicioni i 7-të i Festivalit të Shahut “Çesk Jubani”.
Në kuadër të titullit “Shkodra, Qyteti Evropian i Sportit 2025” , si dhe promovimit të sportit të shahut në qytet, rëndësia e këtij organizimi është akoma më e madhe. Programi i ditës së parë ishte i lidhur me turneun e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit.
Çdo vit gara në këtë sport po rritet e bashkë me të edhe rivaliteti mes të rinjve pjesëmarrës.
Nxitja e interesit për lojën e shahut tek të rinjtë dhe të rriturit në qytet, duke rritur ndërgjegjësimin për përfitimet intelektuale dhe strategjike të tij mbetet qëllimi kryesor i këtij organizimi.