Festivali i 64-të, publikohen këngët e 28 artistëve pjesëmarrës
Radio Televizioni Shqiptar ka publikuar në kanalin zyrtar në YouTube, këngët e 28 artistëve pjesëmarrës në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës që do të mbahet nga data 17 deri në datën 20 dhjetor.
Organizatorët e Festivalit kanë njoftuar në rrjetet sociale se gjithçka është gati, ndërsa këngët do të jenë tashmë një refren i përditshëm i publikut i cili priste me padurim këngët e artistëve të preferuar.
Emrat e rikthyer, surpriza dhe prurjet e reja zbulohen njëherësh, duke paralajmëruar një atmosferë unike plot emocione në 4 netët e Festivalit të fundvitit.
Nata e parë dhe nata e dytë do të jenë dy netët konkurruese, në natën e tretë do vijojë të ruhet tradita e nostalgjisë, ndërsa nata e katërt do të kurorëzojë një prej artistëve që do të ketë mundësinë që të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në Eurovizion 2026, i cili do të mbahet në Vjenë të Austrisë.
Publikimi i këngëve shënon kështu nisjen zyrtare të garës muzikore më të rëndësishme të vitit, e cila këtë dhjetor pritet të sjellë emocione, energji dhe performanca të jashtëzakonshme nga artistët pjesëmarrës.
Të gjithë sytë janë nga RTSH, ku publiku mund të njihet tashmë me krijimet që do të garojnë për trofeun e madh.
Të gjitha këngët mund t’i dëgjoni duke klikuar këtu
