Festa tradicionale e Kelmendit / Prej shekujsh, 29 qershori kremtohet në nderim të Shën Pjetrit dhe Shën Palit

festa e kelmendit

Është kthyer  tashmë në traditë që çdo 29 qershor Vermoshi të festojë Shën Pjetrin e Shën Palin, një festë e përcjellë ndër shekuj deri në ditët tona.

Festës i parapriu kremtimi i meshës në nderim të dy shenjtorëve nga famullitari i Kelmendit , Viktor Demaj, i cili, mes të tjerave, theksoi unitetin mes njëri-tjetrit, vullnetin e mirë në zgjidhjen e problemeve, pa harruar edhe falenderimin kryesisht ndaj emigranteve, kontribues për vendin e tyre, e sidomos kishën e re.

Më tej, programi vijoi me një program artistik, ku një atmosferë shumë të bukur krijoi shoqata kulturore “Jehona e Kelmendit” me artistët të hijeshuar nga veshjet tradicionale të Malësisë së Madhe.

Gjithashtu, të pranishmit mirëpritën edhe këngët e bukura shqiptare të interpretuara me mjaft dinamikë nga këngëtarja e mirënjohur Gjentjana Gjergji.