FESTA E SHËN RROKUT NË SHIROKË / Banorët kremtuan festën tradicionale të zonës

shen rroku

shen rroku

16 gushti është një ditë e veçantë për banorët e Shirokës. Çdo vit ata  kremtojnë festën e Shën Rrokut, shenjtit dhe simbolit të së mirës dhe sakrificës prej të cilit mendohet se ka marrë emrin edhe Shiroka. Kjo festë bën bashkë katolikë e muslimanë të zonës dhe më gjërë.

Gjatë celebrimit të meshës së shenjtë, meshtari Dom Artur Jaku u ndal në mesazhet e kësaj feste për këtë vit.

Shën Rroku është shenjti, të cilit i janë kushtuar më shumë kisha në të gjithë botën. Ai konsiderohet si mbrojtësi i peshkatarëve , që në ujërat e liqenit siguronin jetesën.