Festa e Pavarësisë së SHBA, Vanhorn: Jemi me fat të kemi aleatë si Shqipëria

Në Tiranë është kremtuar 249 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shteteve të bashkuara të Amerikës. Në pritje morën pjesë figura të larta të shtetit, trupa diplomatike, aktorë të drejtësisë, politikës, medies dhe shoqërisë civile.
Në fjalimin përshëndetës, E ngarkuara me punë, Nancy Vanhorn në Shqipëri vlerësoi bashkëpunimin midis dy vendeve tona.
Gjatë dy shekujve e gjysmë të fundit, tha Van Horn udhëheqja amerikane ka shtruar rrugën për një botë më të lirë, më paqësore dhe më të begatë por nuk mund ta bëjmë këtë të vetëm por me aleatët tanë.
“Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria! Falë sakrificës së kaq shumë amerikanëve dhe aleatëve mund të mblidhemi sonte për të festuar liritë tona. Ne mund t’i rrisim fëmijët tanë të sigurt për një të ardhme ku ata do të gëzojnë ato të drejta të patjetërsueshme të përjetësuara në Deklaratën e Pavarësisë, nënshkruar 249 vjet më parë: Jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë”, tha Nancy Vanhorn.
Këtë vit SHBA kremton 249-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe 250 – vjetorin e Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara.