“Festa e Liqenit “ / Panaire me produkte vendase, aktivitete sportive e kulturore si dhe koncerte të hapura

festa e liqenit f

Një atmosferë festive pritet të mbizotërojë në brigjet e liqenit të Shkodrës, ku do të zhvillohet “Festa e Liqenit”.

 I nisur sot dhe për ditë bashkon traditën, natyrën, muzikën dhe argëtimin në një nga zonat më të bukura turistike të qytetit.

Aktivitetet do të zhvillohen në Sheshin e Shirokës dhe do të përfshijnë panairë me produkte vendase, aktivitete sportive, ekspozita kulturore si dhe koncerte të hapura për publikun.

Në një prononcim për mediat, drejtori i Turizmit në Bashkinë Shkodër, Renato Lumçi, ftoi të gjithë qytetarët dhe vizitorët që të bëhen pjesë e këtij eventi.

Për tre ditë me radhë,  ky aktivitet kthen vëmendjen nga zona e Shirokës dhe liqeni i Shkodrës,  më i madhi në Ballkan, që për Shkodrën është një potencial turistik dhe çdo vit e më tepër po merr vëmendjen jo vetëm të investimeve të Bashkisë Shkodër dhe Qeverisë Shqiptare,  por edhe për turistët e shumtë që e vizitojnë këtë atraksion turistik.