Fest 64/ Zv.Drejtori i Përgjithshëm i EBU-së: Kënaqësi të jem pjesë e këtij festivali dhe të shoh talentet e jashtëzakonshme shqiptare
Mes të ftuarve në natën e dytë të Festivalit të Këngës në RTSH është edhe Jean Philip De Tender, zv. Drejtori i Përgjithshëm i Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU).
Mik i RTSH‑së dhe Shqipërisë, De Tender u shpreh i privilegjuar për pjesëmarrjen në këtë edicion të Festivalit të Këngës, duke vlerësuar nivelin e lartë të performancave dhe talentet e artistëve shqiptarë.
“Është kënaqësi të jem pjesë e këtij festivali dhe të shoh talentet e jashtëzakonshme shqiptare në këtë skenë. Mezi pres t’u uroj mirëseardhjen disa prej tyre vitin tjetër në Vjenë në Eurovizion”, u shpreh De Tender, duke vlerësuar nivelin e lartë të performancave dhe potencialin e artistëve shqiptarë.
Prania e tij nënvizon rëndësinë e Festivalit të Këngës si platformë për promovimin e muzikës shqiptare dhe për integrimin e saj në skenën evropiane të muzikës si dhe bashkëpunimit të RTSH me EBU.
