Fest 64-Sidrit Bejleri: S’kisha nga lëvizja kur më kërkuan të këndoja “Lule të bukura sjell pranvera”

sidrit

Këngëtari i njohur Sidrit Bejleri, i ftuar në natën e tretë të Festivalit 64 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka kënduar në duet së bashku me Rezarta Smajën.  

Pas emocioneve që dhuruan në skenë me këngën e njohur “Lule të bukura sjell pranvera” dhe teksa u pyet nga prezantuesja Arilena Ara se përse kishte zgjedhur një këngë të tillë, Bejleri tha se kjo ishte këngë që e ka kënduar edhe më parë, ndërsa i ishte kërkuar drejtoresha artistike e Festivalit 64 të Këngës në RTSH.  

 “Në fakt e kam interpretuar edhe më përpara kur Elhaida mori në telefon e kemi përcaktuar, kështu që nuk kisha nga të lëvizja as majtas as djathtas. Edhe Rezartën e kishin përcaktim. “ishte me detyrim-përcaktim siç e themi ne në Shkodër”, u shpreh Bejleri.