Fest 64- “Shkodra Elektronike” ndez skenën me “Zjerm” dhe “Fosforon”. Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca elektrizojnë publikun

shkodra elektron

“Shkodra Elektornike” i ka vënë sërish “flakën” skenës së Festivalit të Këngës. Dyshja e njohur Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca, që përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision 2025, u ngjitën në skenën e Festivalit të 64-të të Këngës në RTSH në këtë mbrëmje finale, duke sjellë energjinë e veçantë që i karakterizon dhe duke elektrizuar publikun me performancën e tyre.

Publiku i Fest 64 u rikthye tek emocionet e “Zjerm”, kënga që i bëri të njohur në arenën ndërkombëtare me përfaqësimin në Eurovision, ndërsa dyshja interpretoi edhe krijimin e tyre më të ri, “Fosforon”, e cila është publikuar vetëm një ditë më parë dhe u performua për herë të parë në skenën magjike të Pallatit të Kongreseve.

Performanca e “Shkodra Elektronike” u prit me ovacione, duke u kthyer në një momentet të veçantë të natës finale, ku spektakli dhe surprizat nuk kanë munguar.

Në skenën e Eurovision 2025 në Bazel, Shqipëria u paraqit me një performancë dinamike që tërhoqi vëmendjen e publikut europian me këngën “Zjerm”, një krijim unik që bashkoi elementë të muzikës elektro-pop me motive tradicionale shqiptare. “Shkodra Elektronike” u rendit në vendin e tetë në natën finale.