Fest 64, interes i lartë për bileta. Blihen online, por dhe te Pallati i Kongreseve

biletat fest

Interesi i publikut për të ndjekur drejtpërdrejtë Festivalin e 64 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka qenë mjaft i lartë. Kjo duket edhe në shitjen e biletave si në sportelin e Pallatit të kongreseve, ashtu edhe në platformën online, myticket.al.

Ka filluar shitja e biletave për natën e parë dhe të dytë, pritet të dalin ën shitje biletat për natyrën e tretë dhe të katërt. Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit kaq patur një interes shumë të lartë”, tha Erida Keça, përfaqësuese e myticket.al

Ndërkohë, mënyra për të blere biletën më mënyrë elektronike është fare e lehtë.

Futemi në websitin myticket.al ku na shfaqet slideri i Festivalit 64, klikojmë dhe më pas shfaqen të gjitha netët e festivalit. Për momentin është nata e parë dhe e dytë që janë biletat në shitje. Për të blerë biletën, klikojmë mbi opsionin ‘bli biletën’, zgjedhim zonën ku dëshirojmë të ulemi, përzgjedhim karrigen dhe i japim ‘dërgo në shportë’. Klikojmë mënyrën e pagesës, fusim të dhënat e klientit, vazhdojmë për të kryer pagesën online, kryej pagesën dhe aty na shfaqet për të futur të dhënat e kartës. Pas kësaj konfirmohet pagesa dhe biletat vijnë në email automatikisht”, shpjegon Keça.

Festivali i 64 i Këngë në RTSH është në datat 17 18 19 dhe 20 dhjetor.