“FERRAGOSTO”  FESTOHET NË SHIROKË/ Festa, mundësi takimi dhe çmalljeje për emgrantët

ferragosto foto

ferragosto foto

“Ferragosto” prej vitesh po festohet edhe në Shirokë ,duke i  shtuar edhe më shumë vlerën turistike kësaj zone.

Merita i takon ideatorit dhe organizatorit,  Gjon Koliqi, një biznesmen artëdashës  që ka sjellë  traditën festive italiane duke e përshtatur  me  kulturën  artistike të Shkodrës.

Koliqi , duke iu referuar  fillesave të kësaj feste dhe arsyet e zhvillimit të saj në Itali u bë promotor i organizimit edhe në vendin tonë.  Ai  shprehet se kjo festë është mirëpritur nga banorët e Shirokës , si dhe miq e dashamirës nga Shkodra, kryesisht emigrantë, të cilët kanë  mundësinë të takohen , të çmallen e të festojnë me njëri-tjetrin.

Vetë pjesëmarrësit  shprehen se kënaqësia që i  ka dhënë  kjo festë  ka bërë që të rikthehen çdo vit, të takohen  e të heqin mallin me të afërmit dhe  miqtë .

Tingujt e muzikës qytetare shkodrane i dhanë një atmosferë të gëzueshme  jo vetëm ambientit ku organizohej festa , por edhe pikës turistike të Shirokës  të mbushur nga  dashamirësit e Liqenit të Shkodrës , të cilët  shijonin darkat , apo bënin xhiro me familjarët e tyre.

Ndërkohë, pjesëmarrësit shijuan darkën festive duke kënduar edhe vetë  këngët e bukura qytetare shkodrane.