Fermerët: Murtaja erdhi nga importi / Agjensia veterinere takim në çdo fshat, thirrje për izolim të fermave

Me qëllim kufizimin e metejshëm të sëmundjes së murtajës tek ruminantët e vegjël, Agjensia e Shërbimit Veterinar ka ndërmarrë një fushatë sensibilizuese me fermerë në zonat rurale.
Për fermerët, kjo është një situatë aspak e zakonshme.
Ata thonë se asnjeherë nuk kanë dëgjuar për një sëmundje të tillë dhe gishtin e vënë tek importi i të imtave që shpesh herë sipas tyre bëhet kontrabandë.
Ende nuk ka një vendin për kompensimin e bagëtive që janë asgjësuar.
Izolimi i fermave momentalisht mbetet e vetmja mënyrë që fermerët të parandalojnë përhapjen e sëmundjes.