Fermerët francezë sfidojnë autoritetet, traktorët pushtojnë qendrën e kryeqytetit

Fermerët francezë

Në mëngjesin e së enjtes, dhjetëra traktorë të fermerëve francezë hynë në Paris dhe arritën deri pranë Kullës Eiffel, duke shënuar kulmin e protestave që kanë vazhduar prej javësh.

Sipas raportimeve të AFP-së, rreth njëzet fermerë u mblodhën në zonën e monumentit simbol të kryeqytetit, me një duzinë traktorësh të parkuar aty.

Sipas një gazetari të AFP-së, dhjetëra fermerë u mblodhën pranë monumentit simbol të kryeqytetit francez, me rreth një duzinë traktorësh të parkuar aty.

Fermerët po kundërshtojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Mercosur, (Kjo marrëveshje lejon importin e produkteve bujqësore nga vendet e Amerikës Latine (si Brazili, Argjentina, Uruguai e Paraguai).

si dhe kundër menaxhimit shtetëror të encefalopatisë sfungjerore të gjedhit (një sëmundje e lopëve, e njohur ndryshe si “sëmundja e lopës së çmendur”) e cila në fillim të dhjetorit shkaktoi zemërim të madh në Francën jugperëndimore.

Që nga dimri i vitit 2024, fermerët kanë kërkuar thjeshtimin e procedurave administrative dhe zbutjen e standardeve evropiane, të cilat i konsiderojnë tepër shtrënguese dhe që favorizojnë konkurrencën e padrejtë.

 “Ne do të shkojmë me çdo kusht për të shprehur kërkesat tona,” deklaroi për AFP Elouis Nespoulou, president i Koordinimit Bujqësor në rajonin e Oksitanisë, i cili udhëhoqi një procesion prej 40 traktorësh drejt Parisit.

Edhe presidenti kombëtar i sindikatës, Bertrand Vandeau, ka theksuar se synimi i tyre është të paraqesin kërkesat “në mënyrë paqësore” në parlamentin francez dhe në dy pika simbolike të kryeqytetit, edhe nëse kjo do të sillte arrestimin e gjysmës së anëtarëve.

Megjithatë, me një vendim të marrë nga policia mbrëmë, traktorëve iu ndalua hyrja në disa zona të ndjeshme të Parisit, përfshirë pallatin presidencial të Elizesë, pallatin Matignon që është selia e kryeministrit, parlamentin, ministritë e Bujqësisë dhe Tranzicionit Ekologjik, si dhe tregun qendror të frutave dhe perimeve të Rungis.