femijet feste ne shesh
Fëmijët janë gjithnjë ata që i japin entuziasëm dhe gjallëri atmosferës së festave të fundvitit dhe ashtu bënë edhe në koncertin e organizuar Bashkia Shkodër dhe QKF “Kujtim Alija” në shesh para qindra të pranishmëve.
Veshur me ngjyrën karakteristike të festave, të kuqen e Babagjyshit të Vitit të Ri, artistët e vegjël performuan disa nga këngët më të bukura të festivalit për fëmijë si dhe atij për të rritur ndër vite.
Grimcat humoristike, vallet tradicionale, pjesët instrumentale dhe Babagjyshi i Vitit të Ri ishin elementët e kësaj mbrëmje dedikuar tërësisht fëmijëve që urimin për vitin 2024 zgjodhën ta bëjnë në një mënyrë të veçantë.
Ermir Zoka, Përgjegjësi i Artit në QKF “Kujtim Alija” thotë se performancat në mjedis të hapur kanë tjetër bukuri.
QKF Shkodër ka dhuruar përgjatë këtij viti aktivitete të larmishme duke nxitur dëshirën tek fëmijët të bëhen pjesë e saj.
Sipas të dhënave të fundit nga KQZ, në Shkodër nga kutitë e numëruara deri tani…
Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset…
Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Brazilit. Para se të shpallet largimi i tij…
Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit vijon në të gjithë…
Pak minuta më parë UEFA ka vendosur edhe kryesorin e finales së madhe të Mynihut…
Zhorzh Mendez nuk ka dyshime për lojtarin më të mirë të sezonit që po mbyllet.…
This website uses cookies.