Lajme

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  , kanë sqaruar gjatë një deklarate për mediat  rrethanat e vdekjes, pak ditë më parë, të djalit 3- vjeçar të familjes Hasmegaj , si dhe të gjëndjes së rëndë shëndetësore të motrës së tij 7-vjeçare.

Gjatë deklaratës u bë e ditur se për rastin në fjalë janë kryer të gjitha protokollet e trajtimit mjekësor  , si dhe i është kërkuar familjes që ta shtrojnë në spital djalin e tyre, kërkesë kjo e refuzuar.

Të nesërmen, të miturin  e kanë dërguar përsëri në spital në gjendje tepër të rënduar, çka ka bërë të pamundur shpëtimin e tij.

 Po atë ditë , në spital është dërguar në gjendje të rëndë  dhe e motra 7-vjeçare , e cila më pas u dërgua për trajtim në QSUT.

Aktualisht pritet autopsia e të miturit, si dhe përgjigja e analizave të 7-vjeçares nga reparti i toksikologjisë në QSUT, për të nxjerrë shkaqet që çuan në sëmurjen e rëndë të dy fëmijëve, që fatkeqësisht çuan në ndërrim e jetës së njërit prej tyre.

Ndërkohë,  nëna e fëmijëve është në pritje të fëmijës së tretë dhe i është rekomanduar qëndrimi nën kujdesin mjekësor.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Atletikë, Franko Burraj vendos rekord të ri kombëtar

Franko Burraj vendos rekordin e ri Kombëtar në garën e 400m në atletikë. Sportisti shkodran…

6 hours ago

Al Hilal rrit ofertën, gati 50 milionë për të rrëmbyer Inzaghin nga Interi

Sigurisht, është e qartë se e gjithë koka është në Mynih. Ka mbetur vetëm një…

7 hours ago

Luhatjet e temperaturave dhe reshjet – Dëmë në pemtari dhe vreshtari, ankohen fermerët

Kjo është Verenila Kolndrekaj nga fshati Stajkë i bashkisë Vau Dejës.  Ajo tregon se prej…

7 hours ago

Promovohen katër romane – Hysa: Mesazhi i dashurisë mbizotëron në krijimet e mija

Ambra Hysa, një shkrimtare e re, zgjodhi që, në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve në…

7 hours ago

“Moto Fest Shkodra 2025” – Tre ditë festive dhe me adrenalinë, gërshetuar me muzikë

“Moto Fest Shkodra 2025” është eventi që ka ndezuar atmosferën festive dhe të argëtimit këtë…

7 hours ago

Festivali i Letërsisë “ZaNa” ndalet në Shkodër – Zëra poetikë nga rajoni bashkohen përmes artit

Pas Mitrovicës, edicioni i radhës i festivalit letrar  ZaNa vijoi rrugëtimin në Shkodër. Në Bibliotekën…

8 hours ago