Feja për inteligjencën artificiale / Përfaqësuesit e tre besimeve fetare ishin pjesë e një paneli diskutimesh

feja per inteligjencen

feja per inteligjencen

Dita e Paqes i bëri bashkë edhe njëherë tjetër përfaqësuesit e tre komuniteteve fetare të Shkodrës. Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkv i Dioqezës Shkodër – Pult, teologu Arben Halluni dhe famullitari At Nikolla Petani përcollën mesazhet e solidaritetit dhe paqes për të pranishmit.

“Inteligjenca Artificiale dhe Paqja” ishte tematika e këtij paneli të hapur diskutimesh ndërmjet përfaqësuesve të besimit shpirtëror bazuar në mesazhet e Papa Françeskut.

“Inteligjencën duhet ta përdorim për të mirën tonë”, u shpreh imzot Massafra, përfaqësuesi i besimit katolik në Shkodër.

“Inteligjenca artificiale nuk duhet të mbizotërojë inteligjencën njerëzore”, ishte thelbi i asaj çka tha në fjalën e tij përfaqësuesi i besimit islam, teologu Arben Halluni.

Përfaqësuesi i besimit ortodoks, At Nikolla Petani theksoi se njeriu mund të shndërrohet në një robot nëse lejon të zotërohet nga inteligjenca artificiale.

Takimi u organizua nga Arqipeshkvia Shkodër-Pult dhe Komisioni “Drejtësi dhe Paqe”. Nderoi me prezencën e tij edhe Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.